“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Abdullah ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Nafi ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu ka thënë: “I biri i Ademit më ka përgënjeshtruar, gjë që atij nuk i lejohet, si dhe më ka sharë, gjë që atij nuk i lejohet. Përgënjeshtrimi qëndron te pretendimi i tij se Unë nuk mund ta ringjall në formën që ka qenë, kurse sharja qëndron te fjalët se Unë kam fëmijë. I Pastër dhe i Lartësuar jam Unë nga pasja bashkëshorte a fëmijë!””