“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Habibi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Më i miri ndër ne për lexim të Kuranit është Ubeji, kurse për gjykim (mes njerëzve) është Aliu. Por, disa fjalë të Ubejit nuk i pranojmë, sepse ai thotë: “Unë nuk lë asnjë ajet që kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ (qoftë edhe i shfuqizuar).” Ndërkohë, Allahu i Lartësuar ka thënë: “Për çdo ajet (Kurani) që Ne e shfuqizojmë ose që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të.” (Bekare, 106)”