“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ithtarët e Librit e lexonin Tevratin hebraisht dhe ua komentonin muslimanëve në arabisht.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos u besoni ithtarëve të Librit e as mos i përgënjeshtroni, por: “Thoni: “Ne besojmë vetëm Allahun e në atë që na është shpallur neve (Kuranin), dhe në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is'hakut, Jakubit dhe nipërve, dhe në atë që u është dhënë Musait dhe Isait, dhe në atë që u është dërguar pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre, dhe ne vetëm Atij (Allahut) i përulemi.” (Bekare, 136)”