“Ebu Nuajmi na ka thënë: E kam dëgjuar Zuhejrin, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ishte falur drejt Bejtu Makdisit gjashtëmbëdhjetë-shtatëmbëdhjetë muaj, por kishte dëshirë që kiblën ta kishte në drejtim të Qabesë. Një ditë, ai e fali namazin e ikindisë dhe, një burrë, nga ata që ishin falur me të, kaloi pranë një xhamie ku po faleshin disa njerëz e u tha: “Dëshmoj në Allahun se sapo u fala me Pejgamberin ﷺ në drejtim të Mekës. Kështu, ata u kthyen në drejtim të Qabesë ashtu siç ishin. Ndërkaq, për disa njerëz që kishin vdekur në kiblën e vjetër, para se kibla të vendosej në drejtim të Qabesë, nuk dinim ç'të thoshim. Atëherë, Allahu e zbriti ajetin: “... Dijeni se Allahu nuk jua humb besimin tuaj (namazin që keni falur nga Kudsi). Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtar dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Bekare, 143)”