“Jusuf ibn Rashidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri dhe Ebu Usame, - ndërkaq versioni tekstual është i Xheririt, - e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu. Gjithashtu Ebu Usame thotë: Na ka treguar Ebu Salihu se Ebu Seidi Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Kiametit, Nuhu do të thirret dhe do të përgjigjet: “Po të përgjigjem me shumë kënaqësi, o Zot!” Allahu do ta pyesë: “A ua ke kumtuar (shpalljen) ?” Nuhu thotë: “Po.” Pastaj i drejtohet umetit të tij: “A jua ka kumtuar?” Ata thonë: “Jo, nuk na ka ardhur asnjë paralajmërues.” Allahu i thotë Nuhut: “A ka kush dëshmon për ty?” Ai thotë: “Muhamedi ﷺ dhe umeti i tij.” Kështu, ata do të dëshmojnë se ai e ka kumtuar shpalljen: “... ndërsa i Dërguari do të jetë dëshmitar për ju...” (Bekare, 143) Në këtë aludon ajeti: “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë për njerëzit dhe që i Dërguari të jetë dëshmitar për ju...” (Bekare, 143) Mesatar do të thotë: i drejtë.”