“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në Xhaminë e Kubasë, u vajti një lajmëtar dhe u tha: “Pejgamberit ﷺ i ka zbritur një pjesë e Kuranit, ku është urdhëruar të drejtohet nga Qabeja, andaj drejtohuni nga ajo.” Kështu, ata u kthyen nga Qabeja.””