“Kutejbe ibn Seidi na ka treguar nga Maliku, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në Xhaminë e Kubasë, u vajti një lajmëtar dhe u tha: “Sonte të Dërguarit të Allahut ﷺ i ka zbritur shpallja dhe është urdhëruar të drejtohet nga Qabeja, andaj drejtohuni nga ajo.” Ata ishin të kthyer në drejtim të Shamit, kështu që u kthyen nga Qabeja.””