“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Asim ibn Sulejmani tregon: “E pyeta Enes ibn Malikun për kodrat Safa dhe Merva, e në atë rast ai më tha: “(Ecjen mes tyre) e llogaritnim si vepër të injorancës dhe, kur erdhi Islami, ne nuk ecnim mes tyre, prandaj Allahu e zbriti ajetin: “Kodrinat Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Simboleve të Allahut, prandaj ai që viziton Qabenë për haxh ose për umre, s'ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre...” (Bekare, 158)”