“Mahmudi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ubejdullahu, e ky nga Israili, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa ai po hante ushqim, Eshathi hyri brenda dhe i tha: “Sot është dita e Ashures!” Abdullahu i tha: “(Kjo ditë) agjërohej para se të zbriste urdhri për agjërimin e Ramazanit, por, kur u obligua Ramazani, agjërimi i Ashures u la. Andaj, afrohu e ha.””