“Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në periudhën paraislame, ditën e Ashures e agjëronin kurejshët, e edhe Pejgamberi ﷺ. Kur ai shkoi në Medinë, vazhdoi ta agjëronte dhe i urdhëronte të tjerët ta agjëronin. Por, kur zbriti urdhri i agjërimit të Ramazanit, Ramazani u bë i detyrueshëm, kurse agjërimi i Ashures u la. Kështu, ai që dëshironte, e agjëronte, e, ai që s'dëshironte, e linte.””