“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Revhu, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Atai tregon se e ka dëgjuar Ibn Abasin duke lexuar këtë ajet në këtë formë: (وَعَلَى الَّذِينَ يُطَوَّقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ) Në vend të (jutikune hu), e lexonte (jutavakune hu). Ibn Abasi ka thënë: “Ky lexim nuk është i shfuqizuar. Fjala është për plakun dhe plakën në moshë të shtyrë, që nuk mund të agjërojnë, rrjedhimisht ushqejnë nga një nevojtar për secilën ditë (të agjërimit).””