“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdurrahman ibn Asbehani se Abdullah ibn Makili tregon: “Shkova dhe u ula afër Kab ibn Uxhres (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në këtë xhami, - aludonte në Xhaminë e Kufes, - dhe e pyeta rreth shpagimit me agjërim. Ai m'u përgjigj: “Më sollën pranë Pejgamberit ﷺ, ndërsa morrat më binin nëpër fytyrë, e në atë rast ai më tha: “Nuk e dija se ke arritur në këtë gjendje. A posedon ndonjë dele?” I thashë: “Jo.” Ai më tha: “Agjëro tri ditë, ose ushqe gjashtë nevojtarë, për secilin nga gjysmë saë ushqim, si dhe rruaje kokën.” Ky ajet ka zbritur posaçërisht për mua, porse vlen për të gjithë.””