“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Imran Ebu Bekri, e këtij i ka treguar Ebu Rexhai se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ajeti për haxhin temetu është shpallur në Librin e Allahut. Ne e kemi praktikuar atë me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe nuk ka zbritur asnjë ajet tjetër për ta shfuqizuar atë, si dhe i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka ndaluar praktikimin e tij deri në vdekje. E (sot), dikush, me mendjen e tij, mund të thotë çfarë të dojë.” Muhamedi (transmetuesi) thotë: “Thuhet se fjala është për Omerin.””