“Abdullah ibn Ebu Esvedi më ka thënë: Na ka treguar Humejd ibn Esvedi dhe Jezid ibn Zureji, e këtyre u ka treguar Habib ibn Shehidi, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Zubejri tregon: “I thashë Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ajetin në suren Bekare: “Ata prej jush, të cilëve iu është afruar vdekja dhe kanë gra për të lënë pas, duhet t'u lënë atyre në testament mjetet për të jetuar një vit, pa i bërë që të dalin nga shtëpia...” (Bekare, 240) e ka shfuqizuar ajeti tjetër, andaj, përse ti po e shkruan (në mus'haf)?” Ai tha: “Lëre, o djali i vëllait tim, se nuk ndryshoj asgjë prej vendit të vet në të (Kuran).” Humejdi thotë: “Ose (ka thënë) diçka të tillë.””