“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku se Nafiu tregon se, kur Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyetnin për namazin në kohë frike, thoshte: “Imami së bashku me një grup veçohen dhe imami ua fal një rekat, kurse pjesa tjetër qëndrojnë mes tyre dhe armikut pa u falur. Kur ata që janë me imamin përfundojnë një rekat, tërhiqen mbrapa, pa dhënë selam, duke i zëvendësuar ata që nuk janë falur. Grupi që nuk është falur afrohen dhe falin një rekat me imamin, i cili, pasi e kryen këtë rekat, largohet me dy rekate të falura. Pastaj, secili grup çohen dhe e falin veçmas nga një rekat, pasi imami ta ketë kryer namazin. Kështu, të dy grupeve u bie t'i falin nga dy rekate. Në rast se rreziku është edhe më i madh, secili falet si të mundet: duke ecur në këmbë a hipur në mjet udhëtimi, të drejtuar nga kibla ose jo në drejtim të saj. Maliku ka thënë: “Nafiu thotë: “Mendoj se Ibn Omeri këtë e ka transmetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ.””