“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Harith ibn Shubejli, e ky nga Ebu Amër Shejbaniu se Zejd ibn Erkami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në fillim, flisnim gjatë namazit. Kishte raste kur dikush i fliste tjetrit nëse i duhej diçka. Kjo ka zgjatur derisa ka zbritur ajeti: “Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” (Bekare, 238) Në atë rast jemi urdhëruar të heshtim (gjatë namazit).””