“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Hishami, e ky nga Muhamedi, e ky nga Abide, e ky nga Aliu, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Abdurrahmani më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, kurse Hishami thotë: Na ka treguar Muhamedi nga Abide se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Hendekut, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Na penguan nga namazi i mesëm, saqë perëndoi Dielli! Allahu ua mbushtë me zjarr varret dhe shtëpitë, - Jahjai është në mëdyshje nëse ka thënë: brendësitë e tyre !””