“Hibani më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Avniu se Muhamed ibn Sirini tregon: “Po rrija në një ndejë me disa burra të mëdhenj ensarë, në mesin e të cilëve ishte edhe Abdurrahman ibn Ebu Lejla. Aty e përmenda hadithin e Abdullah ibn Utbes rreth çështjes së Subeja bint Harithit. Abdurrahmani tha: “Xhaxhai i tij nuk po thotë ashtu.” I thashë: “Do të kisha qenë shumë guximtar po të gënjeja për një burrë të Kufes”, - dhe Ibn Sirini e ngriti zërin. Pastaj dola dhe e takova Malik ibn Amirin, - ose Malik ibn Aufin, - dhe i thashë: “Çfarë mendimi ka Ibn Mesudi për gruan shtatzënë, së cilës i vdes burri?” Ai më tha: “Ibn Mesudi ka thënë: “Kur vjen puna për gjërat e rënda që kanë të bëjnë me të, i pranoni, e nuk pranoni lehtësimin e zbritur për të. Surja Bekare dihet se ka zbritur para sures Talak.” Ejubi transmeton nga Muhamedi se ka thënë: “E kam takuar Ebu Atije Malik ibn Amirin.””