“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salimi se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ, pasi e ngrinte kokën prej rukusë, në rekatin e fundit të namazit të sabahut, të thoshte: “O Allah! Mallkoje filanin, filanin dhe filanin!”, pasi thoshte: “Semi Allahu limen hamideh. Rabena ve lekel hamd.” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin ose do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128) Këtë e ka transmetuar edhe Is'haku nga Rashidi, e ky nga Zuhriu.”