“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ donte të lutej kundër dikujt ose për dikë, bënte kunut pas rukusë. Pasi thoshte: “Semi Allahu limen hamideh! Allahume, rabbena lekel hamd” , thoshte: “O Allah! Shpëtoje Velid ibn Velidin, Seleme ibn Hishamin dhe Ajash ibn Ebu Rabiun! O Allah! Vështirësojua gjendjen mudarit (një fisi arab) dhe çoju thatësirë sikurse ajo e popullit të Jusufit!” Këto i thoshte me zë. Njëherë, në namazin e sabahut, pati thënë: “O Allah! Mallkoje filanin dhe filanin!” Pra, disa familje arabësh, derisa zbriti ajeti: “Ti nuk ke asgjë në dorë, nëse do t'ua pranojë Ai pendimin ose do t'i dënojë, se ata janë vërtet keqbërës.” (Ali Imran, 128)”