“Is'hak ibn Ibrahim ibn Abdurrahman Ebu Jakubi na ka thënë: Na ka treguar Husejn ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbani, e ky nga Katadja, e këtij i ka treguar Enesi se Ebu Talhai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Duke qenë nëpër pozicionet tona në Betejën e Uhudit, na kaploi dremitja. Kështu, shpata më binte nga dora, e unë e merrja. Sërish më binte, e unë sërish e merrja.””