“Ahmed ibn Junusi mendoj se na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Duha se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “... Neve na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai!” (Ali Imran, 173) ka thënë: “Këto fjalë i ka thënë edhe Ibrahimi ﷺ, kur është hedhur në zjarr, e edhe Muhamedi ﷺ, kur hipokritët i thanë: “Njerëzit po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” Kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai!” (Ali Imran, 173)”