“Abdullah ibn Muniri më ka thënë: E kam dëgjuar Ebu Nadrin, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abdullah ibn Dinari, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Atij që Allahu i ka dhënë pasuri, porse nuk e jep zekatin e saj, ajo (Ditën e Kiametit) do të marrë formën e nepërkës me dy brirë (mbi sy) . Ditën e Kiametit do t'ia mbështjellë trupin, do ta mbërthejë me nofulla dhe do t'i thotë: “Unë jam pasuria jote! Unë jam thesari yt!” Pastaj citoi: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ta! Ajo që kanë grumbulluar do t'u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç'punoni ju.” (Ali Imran, 180)”