“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Kush është pasanik, le të përmbahet në marrjen e pasurisë së tyre e, në qoftë se është i varfër, le të harxhojë aq sa është e arsyeshme dhe e drejtë”, (Nisa, 6) ka thënë: “Ka zbritur për pasurinë e jetimit, në rast se kujdestari i tij është i varfër. Pra, (kujdestari) le të harxhojë prej pasurisë së jetimit aq sa është e domosdoshme sipas zakonit, në këmbim të përkujdesjes së tij.””