“Muhamed ibn Jusufi na ka treguar nga Verkai, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Në fillim, pasuria i takonte të birit, kurse prindërve aq sa u lihej në testament, por prej kësaj dispozite Allahu shfuqizoi çfarë deshi, andaj vendosi që mashkulli të ketë hise sa dy femra; secili prind të ketë një të gjashtën, dhe një të tretën; bashkëshortja një të tetën, dhe një të katërtën; kurse bashkëshorti të marrë gjysmën, dhe një të katërtën (e pasurisë së lënë trashëgimi).””