“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Esbat ibn Muhamedi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Ikrime transmeton se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “O besimtarë! Nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t'u merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë...”, (Nisa, 19) ka thënë: “Në të kaluarën, ka qenë zakon që, kur burri vdiste, rrethi i tij i afërm familjar ishin më meritorë për t'ia marrë bashkëshorten. Disa martoheshin vetë me to, disa të tjerë i martonin ato me dikë tjetër. E, nëse donin, nuk martoheshin fare me to. Pra, ata ishin më meritorë për to sesa familjarët e tyre. Atëherë zbriti ky ajet për këtë çështje.””