“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Idrisi, e ky nga Talha ibn Musarrifi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Ne kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë (pasuri)..., ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje...”, (Nisa, 33) ka thënë: “Kur muhaxhirët erdhën në Medinë, i trashëgonin ensarët pa pasur lidhje gjaku, për shkak të lidhjes vëllazërore që Pejgamberi ﷺ ua kishte bërë mes vete. Por, zbritja e ajetit: “Ne kemi caktuar trashëgimtarë për çdo gjë (pasuri)...” (Nisa, 33) e shfuqizoi këtë dispozitë (trashëgiminë e vëllazërisë), pastaj Allahu i Madhërishëm tha: “... ndërsa atyre me të cilët keni bërë marrëveshje...” (Nisa, 33) Pra, trashëgimia është shfuqizuar, porse përkrahja fizike, ekonomike dhe morale vazhdon edhe më tej. Edhe pse nuk trashëgonin, mund t'u lihej testament.” Ebu Usame e ka dëgjuar Idrisin, kurse Idrisi e ka dëgjuar Talhain.”