“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti, e ky nga Ebu Rafiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vdiq një burrë zezak, - ose ka thënë: një grua zezake, - që e fshinte xhaminë. Pejgamberi ﷺ pyeti për të e i thanë: “Ka vdekur.” Ai tha: “Pse nuk më keni informuar? Më drejtoni për te varri i tij”, - ose ka thënë: “... te varri i saj.” - Shkoi te varri dhe ia fali namazin (e xhenazes).””