“Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Kur një pejgamber është në prag të vdekjes, i jepet mundësia të zgjedhë: dynjanë ose ahiretin.” Në sëmundjen e vdekjes, Pejgamberit ﷺ iu mor zëri, ndërkohë e dëgjova të thoshte: “... me ata të cilëve Allahu u ka dhënë shumë dhunti: me profetët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me të mbarët!”, (Nisa, 69) atëherë kuptova se po i paraqitej mundësia për të zgjedhur.”