“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri Zejdin për ta shkruar ajetin e zbritur. Ibn Umi Mektumi u ankua për verbërinë e vet, andaj Allahu zbriti (shtojcën): “... përveç të paaftëve...” (Nisa, 95)”