“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Urve ibn Zubejri tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Ata kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t'i sqarosh lidhur me çështjet e grave. Thuaju: “Për çështjet e tyre ju sqarojnë Allahu dhe Libri që ju lexohet, si për femrat jetime, të cilave nuk u jepni dhuratën e caktuar për to, edhe pse dëshironi të martoheni me to...”, (Nisa, 127) ka thënë: “Është fjala për burrin, i cili është kujdestar e trashëgimtar i jetimes që jeton nën përkujdesjen e tij, njëherazi është ortak me të në një pasuri të përbashkët, madje edhe në hurma. Kështu, ai nuk dëshiron të martohet me të, por, në të njëjtën kohë, nuk dëshiron që ta martojë atë me dikë tjetër, ashtu që bashkëshorti i saj më pas të ketë hise në pasurinë e tij aq sa ka jetimja, prandaj e pengon të martohet. Për këtë arsye ka zbritur ky ajet.””