“Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nëse gruaja druan nga burri i saj se do të sillet keq ose nuk do ta përfillë...”, (Nisa, 128) ka thënë: “Nëse një burrë, i martuar me një grua, s'ka interesim ndaj saj dhe dëshiron ta lëshojë, ajo mund t'i thotë: “Po t'i bëj hallall të gjitha obligimet që i ke ndaj meje (vetëm më mbaj edhe më tutje nën kurorë, pa pasur asnjë obligim ndaj meje). Pra, ky ajet ka zbritur për këtë çështje.””