“Ahmed ibn Ebu Rexhai na ka thënë: Na ka treguar Nadri, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se babai i saj kurrë nuk e kthente mbrapsht betimin e bërë, derisa Allahu e zbriti dispozitën e shpagimit të betimit të thyer. Ebu Bekri ka thënë: “Sa herë që kuptoj se një punë është më e mirë se betimi që kam bërë, e shfrytëzoj lehtësimin e Allahut për të vepruar atë që është më e mirë.””