“Ali ibn Seleme na ka thënë: Na ka treguar Malik ibn Suajri, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Ky ajet: “Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim...” (Maide, 89) ka zbritur për personin që, kur flet, thotë: “Jo, vallahi. Po, vallahi.””