“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Nëse dikush të thotë se Muhamedi ﷺ ka fshehur pjesë të shpalljes, dije se ka gënjyer. Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij; Allahu të ruan ty prej njerëzve. Natyrisht që Allahu nuk i udhëzon njerëzit që nuk besojnë.” (Maide, 67)”