“Muhamed ibn Selami më ka thënë: Na ka rrëfyer Fezariu, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se halla e vet, Rrubeja, ia theu dhëmbin një vajze ensare. Familja e vajzës kërkuan hakmarrje. Kështu, ata shkuan edhe te Pejgamberi ﷺ (për të ndërmjetësuar që ata t'ua falin), por edhe ai urdhëroi të merret hak. Enes ibn Nadri, axha i Enes ibn Malikut, tha: “Jo, betohem në Allahun se nuk do t'i thyhet asaj dhëmbi, o i Dërguari i Allahut!” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “O Enes! Libri i Allahut urdhëron të merret hak!” Por, familja e vajzës u pajtuan dhe pranuan të marrin shpagim. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ka robër të Allahut, të cilëve, kur betohen në Allahun, Ai ua realizon betimin.””