“Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa dhe Ibn Idrisi, e këta të dy nga Ebu Hajani, e ky nga Shabiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar Omerin të thotë nga minberi i Pejgamberit ﷺ: “E, më pas; O ju njerëz! Kur ka zbritur ndalesa për alkoolin, përfshinte verën e prodhuar prej pesë gjërash: 1. Rrushit, 2. Hurmave, 3. Mjaltit, 4. Grurit dhe 5. Elbit. Pra, alkool konsiderohet çdo gjë që deh mendjen.””