“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vera që është derdhur në kohën e Pejgamberit ﷺ ka qenë e përfituar prej hurme.” Muhamed Bikendiu më ka shtuar nga Ebu Numani se transmetuesi shton se Enesi ka rrëfyer: “Në shtëpinë e Ebu Talhait u shërbeja njerëzve për të pirë. Ebu Talhai më tha: “Dil shiko ç'është ky zë!” Unë dola dhe u thashë: “Një thirrës po thërret se alkooli është bërë haram.” Ai më tha: “Shko dhe derdhe të tërën!” Vera e derdhur rridhte nëpër rrugët e Medinës. Atëkohë, vera që ata përdornin ishte e prodhuar prej hurme. Disa njerëz thanë: “Ka të atillë që janë vrarë duke pasur alkool në barqet e tyre!” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira për atë me të cilën janë ushqyer...” (Maide, 93)”