“Mundhir ibn Velid ibn Abdurrahman Xharudiu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Musa ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u ligjëroi njerëzve si kurrë më parë dhe tha: “Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë.” Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ i mbuluan fytyrat duke dënesur. Një nga të pranishmit e pyeti: “Kë kam baba unë?” Ai u përgjigj: “Baba e ke filanin.” Atëherë zbriti ajeti: “... Mos pyetni për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin...” (Maide, 101) Këtë e transmeton edhe Nadri dhe Revh ibn Ubade nga Shuëbe.”