“Fadël ibn Sehli na ka thënë: Na ka treguar Ebu Nadri, e këtij i ka treguar Ebu Hajtheme, e këtij i ka treguar Ebu Xhuvejriu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz e pyesnin të Dërguarin e Allahut për gjëra joserioze. Kishte raste kur dikush pyeste: “Kush është babai im?” Ose, ndokush, të cilit i kishte humbur deveja, pyeste: “Ku e kam devenë?” Prandaj, për njerëzit e tillë, Allahu e zbriti këtë ajet: “O besimtarë! Mos pyetni për gjëra, që, sikur t'ju thuheshin haptazi, nuk do t'ju pëlqenin e, nëse do të pyesnit për to kur ju shpallet Kurani, do t'ju bëheshin të qarta. Allahu jua ka falur kërshërinë. Se Allahu është Falës dhe i Butë.” (Maide, 101)”