“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Mugire ibn Numani, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Xhubejrin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë ligjërimit tha: “O njerëz! Do të ringjalleni para Allahut këmbëzbathur, të zhveshur dhe të pasynetuar.” Pastaj lexoi ajetin: “Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë me të vërtetë” , (Enbija, 104) pastaj vazhdoi: “I pari nga krijesat që do t'i vishen rrobat (Ditën e Kiametit) do të jetë Ibrahimi. Disa pjesëtarë të umetit tim do të rrëmbehen nga e majta, kurse unë do të them: “O Zoti im, shokët e mi!” Por, më thonë: “Ti nuk e di se çfarë risish kanë shpikur pas teje.” Atëherë, unë do të them ashtu si ka thënë robi i mbarë (Isai ﷺ) : “Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre...” (Maide, 117) Atëherë më thuhet: “Qëkurse je ndarë prej tyre, këta (të rrëmbyerit) janë kthyer në injorancë.””