“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Mugire ibn Numani, e këtij i ka treguar Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju do të ringjalleni. Atë ditë, disa njerëz do të rrëmbehen nga e majta dhe unë do të them siç ka thënë robi i mbarë: “Kam qenë dëshmitar, për sa kohë që kam jetuar midis tyre dhe, qëkurse më more mua, vetëm Ti ishe mbikëqyrës i tyre. Ti je Dëshmitar për çdo gjë. Nëse Ti i dënon ata, robërit e Tu janë, e, nëse i fal ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti.” (Maide, 117-118)”