“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur zbriti ky ajet: “Thuaj: Ai ka fuqi t'ju ndëshkojë prej së larti...”, (Enam, 65) i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde !” pastaj: “... ose nga poshtë këmbëve tuaja...” sërish tha: “Kërkoj mbrojtje me Fytyrën Tënde!” dhe: “... ose t'ju përçajë në grupe e të vuani nga duart e njëri-tjetrit”, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kjo është më e lehtë.””