“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtarie)...”, (Enam, 82) shokët e Pejgamberit ﷺ thanë: “Po cili prej nesh nuk bën padrejtësi?” Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Shirku me të vërtetë është padrejtësia më e madhe.” (Lukman, 13)”