“Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Askush nuk është më xheloz se Allahu, prandaj Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme, qofshin ato të hapura, qofshin të fshehta, si dhe askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu, prandaj e ka lavdëruar Vetveten.” Amri e pyeti Ebu Vailin: “E ke dëgjuar këtë prej Abdullahut?” Ebu Vaili tha: “Po.” Pastaj pyeti: “A ia atribuon ai këtë të Dërguarit të Allahut ﷺ?” Ai tha: “Po.””