“Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e këtij i ka thënë Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Allahu i vraftë hebrenjtë! Kur Allahu ua ndaloi dhjamin e ngordhësirave, ata e shkrinë, e shitën dhe e shfrytëzuan fitimin.” Ebu Asimi ka thënë: “Na ka treguar Abdulhamidi, e këtij i ka treguar Jezidi i cili thotë: “Atai më ka shkruar: “E kam dëgjuar Xhabirin nga Pejgamberi ﷺ.””