“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe se Amër ibn Murra thotë: “E pyeta Ebu Vailin: “Vallë, e ke dëgjuar këtë prej Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!)?” Ai tha: “Po, madje këto fjalë ia ka atribuuar të Dërguarit të Allahut ﷺ se ai ka thënë: “Askush nuk është më xheloz se Allahu, prandaj Ai i ka ndaluar gjërat e turpshme, qofshin ato të hapura, qofshin të fshehta, si dhe askush nuk e do lavdërimin më shumë se Allahu, prandaj e ka lavdëruar Vetveten.””