“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Amër ibn Jahja Maziniu, e ky nga babai i tij se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një hebre, të cilit i ishte rënë shuplakë fytyrës, erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O Muhamed, njëri nga shokët e tu ensarë më ra shuplakë fytyrës.” - “Thirrmani këtu!” - tha Pejgamberi ﷺ. Me të ardhur, e pyeti: “Përse i ke rënë shuplakë?” - O i Dërguari i Allahut, po kaloja pranë hebrenjve dhe e dëgjova këtë duke thënë: “Betohem në Atë që e ka përzgjedhur Musain kundrejt gjithë njerëzimit.” I thashë: “A edhe kundrejt Muhamedit ﷺ?!” Ensariu tha: “Atëherë më kaploi mllefi dhe i rashë shuplakë.” - “Mos më mbivlerësoni kundrejt pejgamberëve të tjerë, sepse, kur njerëzve do t'u bjerë të fikët Ditën e Kiametit, unë do të jem i pari që do të këndell em. Atëherë do ta shoh Musain të kapur për një shtyllë të Arshit dhe nuk di nëse është këndell ur para meje apo është mjaftuar me herën e parë kur i ka rënë të fikët te kodra Tur”, - iu drejtua Pejgamberi ﷺ.””