“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Verkai, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), për ajetin: “Krijesat më të këqija para Allahut janë ato që janë shurdhe dhe memece (ndaj së vërtetës) e që nuk kanë arsye”, (Enfal, 22) ka thënë: “Ata janë ca pjesëtarë të fisit benu abdudar.””