“Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Revhu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky e ka dëgjuar Hafs ibn Asimin se Ebu Seid ibn Muala tregon: “Teksa po falesha, i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë dhe më thirri, por unë nuk iu përgjigja derisa e përfundova namazin. Kur shkova, ai më tha: “Çfarë të pengoi të vije? A nuk thotë Allahu: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret...” ? (Enfal, 24) Pastaj tha: “Para se të dal (nga xhamia) , do të ta mësoj suren më madhështore në Kuran.” Kur deshi të dalë, unë ia rikujtova (atë që tha). Muadhi ka thënë: “Na ka treguar Shuëbe nga Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky e ka dëgjuar Hafsin, e ky e ka dëgjuar Ebu Seidin, një shok të Pejgamberit ﷺ, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ajo është shtatëshja e përsëritur: ﴾الْحَمْدُ لِلَّـهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ﴿ ( Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve ) .””